Dy fytyrat më të dashura, më të pëlqyera dhe më të adhuruara sot kanë një arsye tejet të veçantë për të festuar.

Janë këta Daut Haradinaj dhe Lola Haradinaj, që festojnë përplot 13 vite martesë, shkruan Kosovarja.

Burrë e grua, e të njohur si personat më të mirë, më të famshëm e më të besueshëm, kanë filluar ditën me urime karshi nëjri tjetrit për këtë datë të tyre.

Si gjithmonë, ishte Lola ajo që e para zgjedhi disa fjalë për t’ia kushtuar të shoqit, duke treguar një dashuri të madhe e të sinqertë për të.

Kurse, disa orë ma parë e pamë Dautin duke ardhur me këtë dedikim, duke mos u kursyer në emocionet e ndjenjat e tij, e i cili tha:

“13 vite bashkë, sollëm në jetë Davidin e Trojën që na plotësojnë çdo ditë.
I lumtur me Lolën dhe familjen time.
DH”, ishin fjalë e Dautit, që i bashkëngjiti me këtë imazh të përbashkët me Lolën. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË