Bashkëshortja e deputit të njohur Daut Haradinaj është nga femrat moderne që e pëlqen elegancën në veshje e daljet e shpeshta.

Lola poashtu është tip pozitiv, i pëlqen të kërcejë e këndoj, andaj shpesh e shohim të tillë në rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”.

Kur jemi te muzika kujtojmë se janë publikuar të gjitha këngët konkuruese në festivalin e Këngës në RTSH, ku një nga to do të shpallet edhe fituesi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Derisa secili po tregon preferencë e vet edhe Lola ka treguar këngën favorite të saj. Ajo shfaqet në veturë teksa këndon dhe e përjeton këngën ‘Me tana’ nga Elvana Gjata.

 Nga 20 këngë, ajo që mori më shumë vëmendje ishte pikërisht kjo këngë.

Në vetëm 24 orë pas publikimit, Elvana ka shënuar një rekord me klikime, duke kaluar shifrën e gjysmë milion shikime, gjë që nuk ka ndodhur në asnjë projekt tjetër në festivalin e Këngës.

Kujtojmë se nata e parë dhe e dytë gjysmëfinale do të mbahen me 19 dhe 20 dhjetor në Pallatin e Kongreseve, ndërsa finalja e madhe me 22 dhjetor, ku do të shpallet edhe fituesi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, i cili do të mbahet në Rotterdam të Holandës nga 12 deri 16 maj./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË