Një foshnjë në Turqi u bë një ndjesi virale për shkak të një shenje lindjeje në formë zemre në fytyrën e tij.

Foshnja, Cinar Engin, u përshkrua si një “fëmijë i dashuruar” nga infermieret, të cilët fotografuan atë. Prindërit e tij, Murat dhe Ceyda, thanë që njerëzit shpesh duan të ndalen dhe të bëjnë fotografi me djalin.

“Ne e duam atë dhe shenjën e tij të lindjes”, tha Murat. “Pasi një infermiere pastroi gjakun në kokë, unë isha i pari që pashë shenjën e lindjes në kokën e tij”, u shpreh ai.

Kur e shikoi nga afër, kuptoi se ishte një zemër e mahnitshme. “Ishte e vështirë për mua të mbaja lotët e mi”, tha tutje ai. Sipas “LittleThings”, fëmija u lind në fund të vitit 2015 në Ankara.

Çifti tha që shenja e lindjes e Cinar është një “dhuratë nga Zoti”, duke thënë se ata do ta mësojnë djalin të kuptojë pse është i veçantë.

Sipas “LittleThings”, fëmija u lind në fund të vitit 2015 në Ankara.

MUND TË JU PËLQEJNË