Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur takim me të rinjtë e Nismës në Gjakovë, gjatë të cilit ka thënë se dy nga gjërat më të rëndësishme për të cilat sot e ka filluar këtë tur, janë arsimimi dhe vetëpunësimi.

Kryetari Limaj ka thënë se rinia sot duhet ta ketë një ëndërr kolektive dhe që ajo duhet të jetë shtetndërtimi i Kosovës, pasi që ëndrrat individuale nuk kanë sjellë rezultate asnjëherë.

Limaj foli për Qendrën e arsimit profesional dhe vetëpunësimin.

“Sot kemi të rinjë që nuk kanë asnjë zanat. Nuk mundet me qenë një fëmi më i keq ose më i mirë, me dallu kush e kryen fakultetin, kush nuk e kryen fakultetin. Një vajzë a një djalë të mirë e përcakton karakteri, respekti, puna, angazhimi, sjellja etj. Nuk na ka falë Zoti krejtve me kry fakultet, po zanat mundemi me marrë secili. Djem e vajza kthejuni zanatit. Shkoni aty ku ju mbështet shteti. Ne jemi të gatshëm me iu mbështet”, porositi të rinjtë kryetari Limaj.

MUND TË JU PËLQEJNË