Aktorja e njohur amerikane me fustan të Lias.

Disenjatorja e njohur, Lia Stublla për vite me radhë ofron dizajne unike dhe tejet moderne për në tregun shqiptar, por jo vetëm.

Kreacionet e Lias, i kemi parë të veshura nga shumë personazhe të njohur jashtë vendin dhe e fundit që ka veshur me fustan nga marka LS është aktorja e njohur amerikane, Naturi Naughton.

Në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi dy milionë ndjekës, aktorja ka publikuar fotografi në të cilat shihet e veshur me fustan të zi plotë shkëlqim nga Lia.

Naughton ka luajtur shumë në filma dhe seriale amerikane, ndërsa seriali në të cilin aktualisht luan është “The Power”.

Puna e Lia Stubllës, tashmë shihet në mbarë botën duke arritur të krijojë besueshmëri edhe me dërgesat online për femra në çdo vend të cilat e gjetën veten në krijimet e saj./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË