Leze Qena , ndoshta do mjaftonte vetëm kaq, vetëm ky emër , shkruan Kosovarja.

Femra me shumë epitete , si mbretëreshë e aktrimit, njeri me energji pozitive , buzëqeshja më e embël dhe e merituara – doajenja e skenës skenës shqiptare, shkruan “Kosovarja”

Edhe pse e shtyrë në moshë, aktorja jonë e dashur mbetet dhe sot njëra prej atyre femrave të cilat fytyra u është gjithmonë plot nur e buzëqeshje. Ju kujtojmë, Leze Qena i ka bërë ballë sfidave të shumta të jetës , por gjithmonë me pozitivitet.

Një aktore e njohur dhe një grua që vazhdon të lërë gjurmë në artin shqiptar, Leze Qena ndër vite është ngritur në profesion, njëjtë siç e ka ruajtur bukurinë dhe thjeshtësinë e saj.

Edhe sot, Leza e vogël , aktorja jonë e madhe vazhdon të jetojë me thjeshtësi , por edhe me bukuri të veçantë e sidomos pa e humbur asnjiherë buzëqeshjen e saj karakteristike, të ëmbël dhe plot pozitivitet .

Në këto ca fotografi, të cilat Lezja i ka edhe në arkivin e revistës ‘ Kosovarja’ tek është fotografuar para shumë vitesh, nuk dallojné aq nga edhe të sotmet , qofté në shfaqje të ndonjë seriali , roli po edhe në përditshmëri .

Leza është Leze. Aktorja që shkriu qindra role brilante në teatër , në film , në seriale televizive. Me të panumërta shpërblime e lavdata e mirënjohje gjithandej E merituara:

Artiste e madhe Doajenja e Teatrit kombëtar të Kosovës Primadona e skenës shqiptare.

Me rëndësi – e dashur , e respektuar nga të gjithë shqiptarët , të cilëve për shumé vjet u dha shumë e lë gjurmé historike artit skenik /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË