Aktorja e dashur për publikun Leze Qena, ka një bagazh të jashtëzakonshëm të karrierës së saj në fushën e artit.

Me rolet e saj janë rritur gjeneratat , duke u bërë kështu nga aktoret më të suksesshme në vend, shkruan “Kosovarja”.

Pavaresisht moshës që ka, ajo mbahet mjaftë mirë dhe duket shumë në formë.

Andaj edhe sot vazhdon ti realizoj me përpikeri e profesionalizëm rolet e saj.

Këtë energji e pozitivitet ajo po e shfrytëzon në rolin që ka tek seriali vendor ‘Çka ka shpija’, me autor e producent Naser Rafunën.

Imazhet nga provat e këtij seriali nuk janë të rralla, sidomos tash kur edhe fillon sezona e re e këtij seriali.

Duket se në këtë sezona do të ketë surpriza të shumta, kjo pasi aktoret e këtij seriali po ndajnë pjesë nga provat.

Së fundi shfaqet e madhja Leze e cila vjen me një veshje interesante por që duket mjaftë këndshëm.

E veshur me dimi e jelëk të arit, aktorja duket si një nuse e re./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË