Leze Qena është një nga emrat më të dashur nga kinematografia kosovare.
Leze Qena ishte e ftuar mbrëmë në “Show Room me Gentën” ku rrëfeu shumëçka nga jeta private dhe ajo profesionale, shkruan lajmi.net.

Aktorja me emocione ka kujtuar bashkëshortin e ndjerë, Xhevat Qenën, duke treguar disa nga momentet më të bukura që ka kaluar me të.

Lezja tha që mjaftonte dëshira për një darkë të shkonin në Zagreb e të ktheheshin pastaj në punë.

Ajo ka treguar se në disa raste, Xhevati ishte treguar xheloz kur ishte në publik me Lezen.

MUND TË JU PËLQEJNË