Leze Qena ka lindur më 1 mars 1935, në Prizren. Rrjedh nga një familje mesatare.

Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas në Prishtinë. Për më shumë se 55 vjet ka qenë e pranishme në shumë shfaqje teatrale në Kosovë.

E njohur për shumë role filmike, serial dhe projekte tjera televizve, Leza ishte dhe do të mbetet një nga figurat më të ndritura të artit mbarë shqiptarë

Veprat artistik që la pas vetës janë “Po e zëmë, po e zëmë” (mini TV seri, 1970), “Ditari i Lec Pazhecit” (mini TV seri, 1975), “I ikuri” (seri për fëmijë, 1980), “Shkolla e fshatit (TV, 1987), “Qesh e ngjesh” (TV, 1982), “Të gjithë me ne” (mini TV seri, 2000), “Familja moderne” dhe së fundi seriali “çka ka shpija”.

Muajt e fundit ajo nuk ishte në gjendje të mirë me shëndetin, për çka edhe ishte distancuar nga angazhimet artistike.

Ajo vdiq sot me 25 mars në QKUK pasi qëndroj në kujdesin intensiv.

MUND TË JU PËLQEJNË