Kosova ende rezulton të jetë e paprekur nga koronavirusi, derisa në Shqipëri numri i të prekurve ka arritur në 12-të si dhe 1 viktimë.

Duke parë se situata dita- ditës mund të përkeqësohet, shumë figura publike po ndajnë mesazhe sensibilizuese dhe këshilla se si të mbroheni nga ky virus vdekjeprurës, shkruan “Kosovarja”.

Ani pse Kosova vazhdon të mos ketë raste të të prekurve, mundësitë për një gjë të tillë nuk përjashtohen.

Një ndër figurat publike që po bën apel të mbyllen shkollat dhe vendet publike është edhe Leonora Jakupi.

Me një fjalë, këngëtarja drenicase kërkon të merren masat sa nuk është bërë akoma më e madhe. /Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË