Ledri Vula është njëri ndër reperët më të pëlqyer shqiptar.

Ai është i njohur për lidhjet e tij të dashurisë me femra të njohura të showbizit shqiptar, shkruan lajmi net.

Por që një kohë të gjatë është komentuar për lidhjen me Sara Hoxhën edhe pse deri më tani nuk ka dhënë detaje të hollësishme.

Ndërsa tani pas angazhimelve të shumta të verës, Ledri ka nisur pushimet që siç duket shoqërohet nga e dashura.

Në fotot e qarkulluara në rrjete sociale, Ledri dhe Sara publikojnë fotografi në të njëjtin vend e poashtu me poza të ngjashme.

Kujtojmë që Sara ishte e pranishme edhe në ditëlindjen e këngëtarit, Ermal Fejzullahu bashkë me reperin Vula.

MUND TË JU PËLQEJNË