Ledina Çelo ka treguar se si i kishte propozuar martesë bashkëshorti.

Ledina Çelo është emër shumë i dashur për publikun, ani pse ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.

Këngëtarja ishte e ftuar së fundi në “Xing me Ermalin” ku tregoi shumëçka rreth jetës private dhe asaj profesionale.

Ajo madje kujtoi edhe kohën kur bashkëshorti i kishe propozuar martesë, e që ishte një histori shumë më ndryshe nga ato që jemi mësuar t’i dëgjojmë zakonisht.

“Për martesë më bëri dhuratë një unazë shumë të bukur. Dolëm atë ditë se ishte ditëlindja ime. Kur ishim në restorant insistonte të mbaroja së ngrëni shpejt që të shkonim në shtëpi, unë mendova se kishte mendje të keqe si gjithë meshkujt”, tha ajo.

Madje, teegoi se për t’i propozuar asaj, bashkëshorti u detyrua edhe të thyente derën.

“Shkuam në shtëpi por nuk gjente çelësat të hapte derën. Kur shoh unë ky e theu derën. Në orën 12 më tregoi unazën. Donte patjetër që të ma jepte unazën në orën 12 prandaj e theu derën. Po kështu bëjnë burrat në fillim se pastaj…”, shtoi ajo. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË