LDK-ja nuk mund të sillet pafundësisht spektatore në insistimin për formimin e qeverisë Kurti, shkruan “Kosovarja”.

Janë bërë tetë takime sy më sy Kurti-Mustafa dhe janë shkruar edhe shumë letra, me përmbajtje kryesisht ofertuese.

Andaj, është koha e fundit që LDK-ja ta marrë njërën rrugë: Ose ta pranojë koalicionin, ose ta refuzojë atë…

Më nuk ka logjikë që LDK-ja të pres se çfarë po i ofron VV-ja, apo direkt Albin Kurti, i cili vetë prenë e vetë qepë në partinë e tij!

Ofertat e VV-së në derën e LDK-së janë të pareshtura. Megjithatë, Albin Kurti po tregohet egoist karshi LDK-së, duke i ruajtur pozitat e mëdha për partinë e vet, edhe pse nuk ka kujt t’ia japë ato!

VV-ja nuk ka njerëz të përgatitur për nivele ekzekutive. Ai sikur harron se vijat e kuqe ia ndalojnë koalicion me këdo qoftë tjetër pos LDK-së!

E, partia e Isa Mustafës nuk besoj se do pranojë ofertën e Kurtit, aq më shumë kur sidat që vijnë në proceset e shumta me BE-në dhe Serbinë, në rast të dështimit, do i adresohen LDK-së, edhe pse ka njerëz të dëshmuar e kuadro të mjaftueshme…

E, Albin Kurti, në VV nuk ka kujt t’ia drejtojë gishtin!

Sidoqoftë, LDK-ja do të del joserioze nëse së shpejti nuk e pranon ofertën e VV-së, ose nëse nuk tërhiqet, duke e deklaruar koalicionin të pasuksesshëm.

Albin Kurti, megjithatë, nuk po e përcjellë te Presidenti i vendit emrin e mandatarit të qeverisë së re!

Ai, me këtë rast, po i rrezikon proceset jetike për funksionimin e shtetit institucional…

Andaj, është koha e fundit për një reflektim serioz ndaj popullit të Kosovës.

Dhe, nëse ai nuk po mund ta formojë qeverinë, duhet të deklarohet dhe t’u hapë rrugë të tjerëve, të cilët do e arrijnë një gjë të tillë.

Pra, nëse VV-ja nuk gjen fuqi ta formojë qeverinë, LDK-ja duhet të thotë haptazi se mundësia për formimin e qeverisë me VV-në është e dështuar!

Në rrethana të tjera, LDK-ja do të llogaritet fajtore më shumë se VV-ja për mosformimin e qeverisë së re. Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË