Rreth orës 17:00, në një aksident në ‘Veternik’ të Prishtinës kanë mbetur të lënduar dy persona. Ata janë goditur nga një makinë derisa po ecnin në rrugë, raporton Gazeta Express.

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Veternik të Prishtinës, në afërsi të ‘Grand Store’.

Vetura ka goditur dy persona, të cilët më pas janë dërguar në QKUK.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:00 policia ka marre informatën për një aksident te ndodhur ne lagjen Veterniku.Një veture ka goditur dy këmbësorë.Te njëjtat kane pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar ne QKUK ku aktualisht po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë ai .

Borovci thotë se Policia po merret me shkaqet e aksidentit.

:Njesitet policore te trafikut kane dale ne vendin e ngjarjes dhe po kryejnë te gjitha veprimet policore per hetimin dhe ndriçimin e shkaqeve qe kane sjelle deri te ky aksident”, ka thënë Borovci për Gazetën Express

 

MUND TË JU PËLQEJNË