Moderatori Labinot Gashi-Labi, e ka nisur sezonen e pushimeve. Ai, ndër vite i alternon pushimet dhe punën, shkruan “Kosovarja”.

Labin e kemi parë duke realizuar një mori edicionesh verore të “1 kafe me Labin” kryesisht në Turqi, nga ku ka sjell atmosferë verore e freski.

Moderatori, aktualisht gjendet në pushime bashkë me të shoqen dhe të bijen Roa. E, këto janë pushimet e para për vogëlushen që publiku nuk e njeh ende mirë, shkruan “Kosovarja”.

Labi, këtë gjë e ka bërë vetë të ditur, duke shkruar edhe ca fjalë zemreje për bashkëshorten dhe voglushen, e cila ua ka zbukuruar edhe më shumë jetën.

Gashi, i thotë të bijes dhe bashkëshortes se është i bekuar me prezencen e tyre, ndërkohë që publikon një portret familjar nga pushimet.

MUND TË JU PËLQEJNË