Kylie Jenner nuk do të lejojë që ndarja nga babai i fëmijës së saj, Travis Scott, t’ia ngadalësojë planet për ta zgjeruar familjen e saj.

Manjatja e Kylie Cosmetics e lindi vajzën e saj Stormi me reperin e hitit Astroworld në shkurt të vitit të kaluar, por çifti u nda në fillim të këtij muaji pas dy vjet lidhjeje, shkruan KOHA Ditore.

Megjithatë, në një seancë të pyetje-përgjigjeve me fansat në Instagram ditë më parë, ylli i Keeping Up With the Kardashians foli në lidhje me planet e saj për familjen, duke thënë: “Mezi po pres të lindi më shumë fëmijë, por nuk jam e gatshme ende”.

Ylli gjithashtu la të kuptohet se e ka një emër për ndonjë vajzë të ardhshme, duke shpjeguar që fillimisht kishte planifikuar ta thërriste fëmijën e saj të parë Rose, përpara se të shtonte: “Ende e dua atë emër”.

Ylli nuk ka fare hezitime për ta përsëritur përvojën e shtatzënësisë, ndërkohë që e pranoi: “Nuk ka asgjë më të veçantë sesa ta ndjeni që fëmija juaj lëviz dhe rritet”.

Duke folur me prezantuesen Ellen DeGeneres më herët këtë vit, Kylie e përshkroi atë si një “përzierje të përsosur” të të dy prindërve të saj, duke thënë: “Ajo është padyshim një argëtuese e vogël, ajo e adhuron muzikën.”

MUND TË JU PËLQEJNË