Një shofer ka rrezikuar disa jetë njerëzish në komunën e Prizrenit.

Në një video që ka siguruar Indeksonline shihet se si një veturë bën tejkalim të rrezikshëm në një fshat të Prizrenit.

Në video shihet se vetura lëviz në anën e kundër dhe për “një fije floku” i shpëton përplasjes me një veturë të tipit “Picap”.

Ndonëse në rrugë nuk ka pasur komunikacion të ngarkuar, në pamjet e siguruara shihet se si tri vetura shpëtojnë mrekullisht nga aksidenti.

MUND TË JU PËLQEJNË