Që prej kur e zyrtarizoi lidhjen me biznesmenin turk Husein Usta, këngëtarja Genta Ismajli është shfaqur tejet aktive në rrjete sociale.

Ajo ndan kohë pas kohe copëza nga përditshmëria e saj dhe momentet me të dashurin, siç ka vepruar mbrëmë përmes një fotografie teksa dalin nga ashensori i një hoteli.

Pas disa komenteve me doza kritike këngëtarja nuk ka përtuar që ta sqarojë situatën duke lënë të nënkuptohet se është fjala vetëm për një dëshirë që Usta të dalë në foto.

MUND TË JU PËLQEJNË