Ibuprofeni ka një ndikim negativ në testikujt e të rinjve, ka zbuluar një studim i ri i publikuar të hënën tek revista “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

Nëse të rinjtë marrin ibuprofen në doza që zakonisht përdoren nga atletët, ata mund të zhvillojnë një gjendje hormonale që ul pjellorinë, trasnmeton Gazeta Metro.

Ibuprofeni, një ilaç që lehtëson dhimbjet, shitet me dy markat kryesore Advil dhe Motrin.

Studimi i ri është vazhdim i kërkimeve shkencore që kanë nisur me gratë shtatzëna, shpjegon Bernard Jégou, bashkautor dhe drejtues i Institutit të Kërkimeve në Shëndetin në Punë dhe Mjedisor në Francë.

Jégou dhe një ekip shkencëtarësh nga Franca dhe Danimarka kanë hulumtuar mbi efektet shëndetësore të përdorimit të 3 ilaçeve për lehtësimin e dhimbjeve, aspirina, acetaminofen (njohur ndryshe si paracatamol) dhe ibuprofen, te gratë shtatzëna.

Eksperimentet e tyre të para, të publikuara në disa dokumente, treguan se nëse merren gjatë shtatzënisë, të tria këto ilaçe ndikojnë në testikujt e bebeve të gjinisë mashkullore.

MUND TË JU PËLQEJNË