Gjatë ditës së sotme, kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim për të shkarkuar Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun.

Në njoftimin e Qeverisë, Kryeministri kishte deklaruar se një nga arsyet se pse është shkarkuar Veliu është fakti se ka përhapur panik duke thënë se “numri i të prekurve[me coronavirus] po rritet prej ore në orë”.

“Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Veliu ka dëshmuar mungesë të theksuar lidershipi dhe ka minuar hapur punën e qeverisë, pjesë e të cilës ai është”, thuhej tutje në komunikatën e Qeverisë.Mirëpo në vendimin për shkarkim që mbanë nënshkrimin e Kurtit nuk përmenden arsyet e shkarkimit, përveç që ky vendim hyn në fuqi me nënshkrimin e kryeministrit.

Vendimi për shkarkim i ka shkuar Veliut, zëvendëskryeministrave dhe të gjitha ministrive.Veliu në një deklaratë të shkurtë për KALLXO.com, vendimin e Albin Kurtit e ka quajtur tinëzar, derisa kryetari i LDK-së i ka kërkuar Kurtit që të anuloj vendimin ose do të prishet koalicioni.

MUND TË JU PËLQEJNË