Kosova duket se ende nuk do të presë temperaturat siberike të cilat ishin paralajmëruar.

Për pesë ditët e ardhshme pritet mot me diell dhe i kthjellët, ndërsa gjatë orëve të mëngjesit pritet të ketë ngrica, sipas Prishtina Weather.

Në vise të ulëta pritet të ketë mjegull.

13.01 – Në mëngjes pjesërisht vranët dhe me ngrica. Në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën kryesisht kthjellët.

14.01 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica, në vise të ulëta mjegull, që mund të mbetet edhe gjatë ditës.

15.01-17.01 – Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mjegull, që mund të mbetet edhe përgjatë ditës. Në vise tjera, që nuk do të mbulohen nga mjegulla, kthjellët dhe me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -5C deri -2C, ndërsa maksimalet nga +5C deri në 7C. Në viset e mbuluara me mjegull maksimalet do të jenë më të ulëta për 3C deri 5C.

Kryesisht qetë me erëra të lehta nga jugu dhe verilindja 1-2m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht mbi vlera normale.

MUND TË JU PËLQEJNË