E gjithë bota po jeton ditë gri për shkak të pandemisë. Panika po e bënë të vetën e po shtohet, ndërkohë që numri i rasteve të prekura me Covid 19 po rritet.

Qytetarët po shprehin më shumë se kurrë admirimin dhe mirënjohjen për mjekët, ata të cilët janë në vijë të parë të frontit në luftën kundër virusit, shkruan “Kosovarja”.

Siç kuptojmë, mjekët po punojnë pa orar, që të jenë në shërbim të të gjithë atyre që nuk ndihen mirë, që kanë nevoj për ndihmë mjeksore, qoftë ajo edhe informuese, psikologjike, qetësuese.

Është i mahnitshëm gjesti që ka nërë mjeku i njohur gjinekolog Dr.Dardan Baftiu, i cili në faqen e tij në Facebook, ka ofruar ndihmë vullnetare profesionale për cilëndo qendër mjeksore që e ka të nevojshme këtë gjë, shkruan “Kosovarja”.

Siç kuptojmë, interesi ka qenë i madh dhe doktori prej nesër me sa duket do të angazhohet në Viti, qytetin e izoluar tashmë.

Dr.Baftiu është mjek i angazhuar, por siç thotë, ai do ta organizoj kohën për të qenë kudo ku ka nevojë.

Një gjest për duartrokitje!

MUND TË JU PËLQEJNË