Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Thun të Zvicrës, ku një shqiptar i Kosovës ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Leon Sahiti, me origjinë nga Peja, i cili u gjet i pajetë pranë një stacioni hekurudhor.

Sipas autoriteteve zvicerane, adoleshenti ka humbur jetën aksidentalisht, pasi është përplasur për vdekje nga treni.

I riu jetonte me familjen në Zvicër. Trupi i të ndjerit është dërguar në morg, ku do të kryhet autopsia.

Ende janë të paqarta rrethanat e aksidentit tragjik, ndërkohë policia po ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

MUND TË JU PËLQEJNË