Diellza Kolgeci ka ndarë një fotografi me vajzën e saj.

Muaj më parë modelja e njohur shqiptare Diellza Kolgeci dhe basketbollisti Fisnik Rugova u bënë prindër për të parën herë.

Minuta më parë bukuroshja shqiptare ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Facebook ku shihen duart e vajzës së saj Helena, modelja po e shijon në maksimum rolin e nënës.

Në imazhin e publikuar ajo la edhe këtë shkrim: “Pa gjumë, por kjo dore e vockël është një mrekulli nga zoti që më jep aq shumë energji.” /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË