Ky është Bahri Nuza, 82 vjeçari nga Prishtina, që dikur punonte si mjeshtër në një spital të Arabisë.

Ai, për revisten “Kosovarja”, tregoj se kishte punuar për 12 vite në Benghazi, në kohën e Gadafit.

Bahriu, tha se ai ishte i angazhuar si mjeshtër në një spital dhe se asaj kohe ishte paguar mirë. Nuza, i ruan të freskëta kujtimet, duke treguar se për të kishin respekt.

“Prej se vdiq Gadafi, atje gjërat ndryshuan dhe unë u ktheva në vendlindje. Për ne shqiptarët kanë pas respekt dhe për punën si mjeshtër jam pagu me 1.000 marka”, tregoj Nuza.

 

MUND TË JU PËLQEJNË