Dje rreth orës 15:00, në rrugën “Shkelzen Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka humbur jetën një person.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar ngasësi i veturës, i cili nuk ka arritur të përballonte plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe ai, rreth orës 18:00, në QKUK, ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për viktimën, Ruzhdi Muhamedi, 27 vjeçar nga Prishtina.

Lajmin për vdekjen e të riut e ka dhënë edhe vëllai i të ndjerit, i cili ka treguar se varrimi bëhet sot në orën 17:30 në varrezat e lagjes Kolovicë e Vjetër.

Kujtojmë, që brenda 24 orëve në vendin tonë kanë ndodhur 3 aksidente fatale./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË