U ndanë, s’u ndanë…

Kështu u raportua për javë të tëra në mediat rozë për Feron dhe Arbenitën e si duket dyshja adhurojnë të shkaktojnë konfuzitet sa i përket lidhjes dhe raportit të tyre.

Po ashtu nga burime për Prive raportohet se çifti edhe bashkëjetojnë në Berlin edhe pse sjelljet e tyre në rrjete sociale lënë përshtypjen që ata janë në një rreth të pambarim ndarjesh e ribashkimesh.

Mirëpo një detaj i vogël ishte ai që hodhi poshtë ‘lojën mediatike’ të çiftit. Ditën e djeshme Fero postoi një fotografi të tipit ‘selfie në pasqyrën e banjos’, në Instastory të tij.

Po ashtu Arbenita postoi një video në llogarinë e saj në Instagram duke bërë grimin e duke vallëzuar në banjo.

E ajo që vërehet shumë në postimet e modeles dhe reperit është banjo e njëjtë që i nxorri zbuluar – që tregon se dyshja nuk janë ndarë.

MUND TË JU PËLQEJNË