Pamje të rënda vijnë nga Spitali i Elbasanit. Vëllai i 19-vjeçares, Rezarta Hajdarit ka plasur në vaj sapo ka mbërritur në dyert e spitalit, në morgun e të cilit ndodhet e reja.

“Kush ta bëri këtë krim? Një javë kishe që u martove…Çfarë mi bënë motrës? Kush qe ai që i helmoi, kush e ka bërë këtë punë? Ça mi bënë motrës time”, dëgjohet duke thënë vëllai i Rezartës në videon e publikuar nga “Balkanweb”. Njerëz të afërm mundohen ta qetësojnë të riun.

Bashkëshorti i Rezartës, Olsiani mbahet nën vëzhgimin e mjekëve në gjendje të rëndë. Rezarta dhe Olsian Hajdari kishin vetëm 5 ditë që ishin martuar. Ata u gjetën në banesën e tyre në fshatin Xhyrë të Librazhdit nga nëna e 27-vjeçarit.

MUND TË JU PËLQEJNË