Fushë Kosova është shëndrruar në një qytet kaosi në çdo aspekt.

Jo vetëm ndërtimet pa leje, banesat pothuajse të kapura njëra me tjetrën, e rrugët e ngushta e bëjnë këtë qytet të vështirë për një jetë të qetë.

Banorët e shumë objekteve në Fushë Kosovë po ankohen në zhurmën e madhe që vazhdimisht e krijojnë kompanitë që po punojnë në objektet që janë në ndërtim e sipër.

H.B ka treguar për Indeksonline se ka kohë që nuk e ka kurdisur alarmin pasi që sipas tij janë punëtorët e objekteve përreth që i zgjojnë banorët në orën 7 të mëngjesit.

“Ka disa muaj që nuk kemi nevojë për alarm. Punëtorët që në orën 7 të mëngjesit nisin zhurmat e punëve dhe nuk lënë asnjëherë qetësi në banesat tona. Bërllogu hidhet nga katet e larta që shkakton shumë zhurmën dhe sjellë shumë pluhur. Ne banorët i kemi dërguar ankesat te kompani dhe mbikqyrësi i punëve, por që avazi i njëjt po vazhdon ende” ka thënë një nga banorët e Fushë Kosovës.

Banorët thonë se është e pamundur që të hapen dritaret për shkak të pluhurit dhe aromave të pakëndshme në afërsi të punishteve.

 

MUND TË JU PËLQEJNË