Futbollisti 17-vjeçar serb, Ilija Iviqi, lojtar i “Flamurtarit” të Prishtinës, ditë më parë është ftuar për të luajtur për reprezentacionin futbollistik të Kosovës U-19.

Me t’u bërë publike ftesa e tij, nga stafi teknik i reprezentacionit, prindërit e futbollistit thuhet se janë përjashtuar menjëherë nga puna!

E ëma nga stafi komunal i Graçanicës, ndërkaq babai nga shkolla ku punon si arsimtar.

Theksojmë se futbollisti i talentuar serb, Ilija Iviqi, i lindur në Prishtinë, ka refuzuar t’u bindet kërcënimeve serbe për ta braktisur ekipin “Flamurtari”, ku luan qe tre vjet dhe ka deklaruar se atij i intereson futbolli dhe do vazhdojë karrierën sportive edhe për reprezentacionin e Kosovës U-19.

Sipas burimeve të revistës “Kosovarja”, njeriu që i krijon pengesë Ilija Iviqit, futbollistit të ri serb nga Graçanica, është Boban Stankoviqi, kryetar i Lidhjes “Kosovo i Metohija”, i cili merr pagë mujore kogja tw majme nga pozita e udhëheqësit të postës në Graçanicë. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË