Ledri Vula njihet si një nga reperët më të famshëm në Kosovë, i cili arrin që të bëjë për vete një audiencë të gjerë me anë të projekteve që i sjell kohë pas kohe e që të gjitha shndërrohen në hite.

Ai ishte shumë i rezervuar kur bëhej fjalë për jetën e tij private, por që së fundmi nuk ka mundur ta mbajë të fshehtë, shkruan Kosovarja.

Është bërë e ditur se Ledri është në lidhje dashurie me bukuroshen Sara Hoxha.

Këto ditë të ftofta, çifti ka vendosur ti kaloj në vende të ngrohta duke shijuar bukuritë përrallorë në Maldive për të vazhduar pastaj pushimin në një vend tjetër përrallorë, në Dubai.

Sara tashmë është e njohur për publikun kosovar, e cila është aktive në rrjete sociale, ku edhe kësaj radhe nuk kanë munguar postimet e ndryshme nga pushimet luksoze që po i kalon.

Në imazhet të publikuara së fundmi bukuroshja mahniti me pamjen e saj dhe linjat trupore bombastike, e sigurisht për të dhe bukurinë e saj Ledri është vërtetë fatlum.

Andaj vlenë kjo pyetja: Kush nuk do e dëshironte një të dashur si të Ledrit? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË