Ryva Kajtazi është nga zonjat e estradës e cila në të gjitha fushat e jetës ia doli të jetë e suksesshme.

Si këngëtare e aktore, por edhe si familjare e zonja, shkruan “Kosovarja”.

Ajo realizon projekte të shumta, këndon në dasma e mbrëmje të ndryshme muzikore dhe nuk ndalet me kaq.

Njëkohësisht është edhe nënë e bashkëshorte e përgjegjshme. Ryva ndonëse nënë e një vajze është dalluar gjithmonë për pamjen e saj, duke shfaqur stil e elegancë.

Vajza e saj është aq e këndshme dhe e dashur. Këngëtarja shpesh publikon fotografi me të bijën, e cila tashmë është rritur dhe po e ndihmon nënën.

Madje është bërë për të gatuar edhe pite. Këtë e dëshmon imazhi i fundit i Ryvës e cila thotë se kush ka vajzë ka edhe pite.

Këtë fotografi të këndshme ajo e ndau në Instagram me ndjekësit që i përcjellin aktivitetet e saj.

“Kusha ka qika, pite ka”, ka shkruar kënëtarja krahas imazhit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË