“Tjetër është kur të pëlqen diçka dhe tjetër…” Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Fjolla Morina është në mesin e emrave më të komentuar të showbizit. Meqë ajo është një këngëtare e bukur dhe tërheqëse, mediave rozë nuk u shpëtoi as jeta e saj private.

Edhe pse ajo disa herë ka deklaruar se është beqare, megjithatë me postimin e fundit ua turbulloi mendjen fansave. Nga fotografitë që publikoi tregoi se pranoi disa trëndafila të kuq që simbolizojnë dashurinë dhe një kartolinë me një dedikim të veçantë.

“Tjetër është kur të pëlqen diçka dhe tjetër kur e do. Nëse ju pëlqen një lule e këput. Në qoftëse e don atë e vaditën çdo ditë”, ishte dedikimi i veçantë për të.

Me kalimin e kohës do të kuptohet se kush qëndron prapa kësaj befasie të bukur, por një gjë është e sigurt, artistes i pëlqeu shumë kjo befasi.

MUND TË JU PËLQEJNË