Kusari-Lila publikoi ballinat e mediave botërore për rrëzimin e Qeverisë në kohë pandemie Kryetarja e Alternativës, njëherit deputetja nga radhët e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se dje ndodhi maskarada politike në mes të krizës dhe luftës me pandeminë globale.

Ajo tha se ashtu sikur e prezantoi në fjalimin e saj dje, sot Kosova u zgjua me lajmin për rrëzimin e Qeverisë në mes të pandemisë, në të gjitha mediat botërore. “Jam e sigurt se historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë, por gjithashtu kurrë më e sigurt nuk kam qenë se energjia dhe gatishmëria jonë për të vazhduar betejën për Kosovën shtet i zhvilluar dhe shtet i së drejtës nuk ka qenë më e madhe.

Dje ishte vetëm një betejë në numrin e gjatë të tyre që duhet të bëjmë për vendin tonë. Do të kemi edhe shumë tjera me fitore për Kosovën dhe njerëzit e saj”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook, teksa ka publikuar disa nga ballinat e mediave botërore, që kanë shkruar për rrëzimin e Qeverisë Kurti, në kohë të pandemisë COVID-19. Mbrëmë deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar pro mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. 117 deputetë ishin të pranishëm në sallë, ndërsa për votuan 82 deputetë, kundër 32 dhe 2 abstenime. Mocioni i mosbesimit është inicuar nga partneri i koalicionit qeverisës LDK.

MUND TË JU PËLQEJNË