Kryeministri Albin Kurti i ka sfiduar sulmuesit e Zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti. Një ditë pas sulmit, Kurti ka shëtitur dhe ka shkuar në punë duke lëvizur këmbë.

Kurti ka postuar në profilin e tij në Instagram disa fotografi, ku ka treguar se rrugën deri në zyrën e tij e ka bërë në këmbë.

Ai po ashtu ka kërkuar që të shmanget lëvizja me automjete, sa herë që është e mundur.“Sot lëviza në këmbë nëpër qytet dhe shkova në zyrë pa makinë.

Ambienti është jeta. Prandaj, le ta ruajmë. Sa herë është e mundur duhet ta shmangim lëvizjen me automjet”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka publikuar fotografi me qytetarët të cilët i ka takuar gjatë rrugës për në punë.

Një ditë më parë, derisa ishte duke ecur rrugës, zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, u sulmua me vezë nga disa qytetarë.

Në videot e publikuara, sulmuesit dëgjohen duke i thënë “Nuk duhet të hiqet taksa”.

Policia dhe Prokuroria janë vënë në kërkim të personave që sot e sulmuan me vezë, zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti.

MUND TË JU PËLQEJNË