Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar sot gjatë ditës se do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, vetëm kur ky i fundit i referohet si kryeministër.

Këto komente kryeministri i Kosovës i ka bërë pas takimit me Shoqatën e të Burgosurve Politik.

“Unë kam kërkuar që para se të shkojë në konferencë në Munih të takohemi dhe të bisedojmë sa i përket politikës së jashtme.

Ai është përgjigjur shumë më vonë kësaj ftese në kuadër të takimeve me liderët politik në mënyrë që mospajtimet t’i mbajmë të brendshme dhe mos t’i shprehim publikisht jashtë vendit dhe ne duhet të takohemi si krerë institucionesh”, ka deklaruar ai.

Kreu i shtetit, e ka ftuar sot për takim kryeministrin Albin Kurti megjithatë, edhe kësaj radhe i pari i Qeverisë iu është përgjigjur negativisht./Express/

 

MUND TË JU PËLQEJNË