Kreu i Qeverisë, Albin Kurti ka deklaruar sot se i pari i shtetit, Hashim Thaçi ia ka konfirmuar se ka një marrëveshje të gatshme Kosovë – Serbi.

“Po doni ta leni popullin pa qeveri në këtë javë tepër të rëndësishme, në kushtet kur ne me qeverinë tonë po japim shembuj edhe më gjerë, ky mocion synon që ta lë Kosovën pa qeveri. Populli e dinë që unë nuk e kam mbështetjen e PAN’it e as të LDK’së po ju të gjithë e dini që unë e kam mbështetjen e qytetarëve”, thotë ai.

Kurti ka deklaruar se arsyeja se pse qeveria po rrëzohet është marrëveshja Kosovë Serbi që përfshin shkëmbimin me territore. Ai thotë se këtë ia ka konfrimuar edhe vetë presidenti në takim.

“Për bindjen time motori i këtij nxitimi nuk ka të bëjë fare as me ministrin as me tërheqjen e trupave, por ka të bëjë asgjë më pak me një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territoresh. Ky Pazar presidencial e kërkon rrëzimin e qeverisë, pazari me këtë qeveri ku jam unë nuk bëhet, provoi ta bëjë gjendjen e jashtëzakonshme nuk e bëri, shko në shtëpi të bardhë me bo marrëveshje pse se bëri. Nuk ka marrëveshje as në shtëpi të bardhë as të gjelbër as të kuqe. Motori është si të largohet kjo. Unë jam i bindur e marrëveshje të gatshme këtë, praktikisht këtë ma ka konfirmuar edhe ia, e takova presidentin su morëm vesh dy orë e takova, ai ma përsëri tri herë, heqë kryeministrin taksën shkojmë bashkë në Uashington e bëjmë marrëveshjen bashkë”, tha ai./Express/

MUND TË JU PËLQEJNË