Kryeminsistri i Kosoës, Albin Kurti, me kërkesën e presidentit Hashim Thaç, ka thirrur për sonte takim të Këshillit të Sigurisë, për të biseduar për gjendjen dhe masat që duhet të ndërmerren për të luftuar në mënyrë më efikase pandeminë e virusit COVID-19.Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Takimi do të mbahet sonte, sepse kryeministri e ka pranuar kërkesën e presdientit dhe e ka parë të rrugës që mbledhja të mbahet sonte në ora 20:00”, ka thënë Kryeziu.

Thaçi kishte kërkuar këtë mbledhje, pak orë më parë, ndërsa shkroi në Facebook, duke bërë thirrje të respektohen në përpikëri të gjitha udhëzomet e institucioneve të Kosovës.

“Sonte në orën 20:00, kam kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për të biseduar për gjendjen dhe masat që duhet të ndërmerren për të luftuar në mënyrë më efikase pandeminë e virusit COVID-19. Në këto momente jo të lehta duhet t’i respektojmë në përpikëri të gjitha udhëzimet e institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

MUND TË JU PËLQEJNË