Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një paneli për bashkëpunim rajonal, të organizuar nga nga Oda e Afarizmit të Kosovës, tha qeveria e tij do të punojë në rritjen e pagës minimale në sektorin privat.

“Është absurde që paga minimale në sektorin publik të jetë mbi 500 euro, ku në pesë vitet e fundit ajo është rritur për 100 euro. Kjo rritje nuk ka ndodhur as për 15 euro në sektorin privat. Shteti duhet të ndihmojë këtu sepse kjo nuk mund të jetë në rregull dhe nuk mund të ketë pagë nën 350 euro”, tha Kurti.

Tutje, Kurti shtoi se reciprociteti është vlerë para se të jetë masë kundërvënieje.

“Reciprociteti do të ndodh, kjo sepse duhet të sillemi si shtet i pavarur, ashtu siç jemi. Reciprociteti është vlerë para se të jetë si masë kundëvënie”, tha i pari i qeverisë.

Ai, gjithashtu shtoi se barrierat doganore në mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të tejkalohen.

“Barrierat me Shqipërinë tejkalojnë dallimet tona në dialekte. Anomalitë janë të shumta. Taksat nëpër kufij duhet te hiqen. Është absurde se si qytetarët e Shqipërisë duhet të kenë leje pune për te marrë leje qëndrimi dhe anasjelltas”, tha Kurti.

MUND TË JU PËLQEJNË