Kryeministri Albin Kurti, në seancën e mosbesimit kur pritet të votohet rrëzimi i Qeverisë së tij ka lavdëruar punën 50 ditëshe të ekzekutivit që ka udhëheq.

Ai ka thënë se është krenar me punën e kabinetit qeveritar.

“Jam krenar me këtë kabinet qeveritar dhe të arriturat e tij”, ka thënë Kurti para deputetëve.

Ai ka përmendur shkarkimin e bordeve e koordinatorëve, anulimin për 50 milionë euro të Bechtel Enkas, por jo vetëm.

Kurti ka përmendur edhe heqjen e tarifës për lëndën e parë. /Reporteri/

MUND TË JU PËLQEJNË