Ka vite që nuk flasin bashkë, por dikur ishin shoqe e kolege shumë të mira.

Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behluli tani më secila po e vazhdojnë ndaraz rrugëtimin e tyre, përderisa më parë publiku ishte mësuar ti shihte gjithmonë bashkë, shkruan “Kosovarja”.

Publiku çdo herë ka qenë i etur të dijë më shumë se si erdhën deri te prishja e raporteve Shkurta dhe Shyhretja edhe pse protagonistet nuk kanë preferuar të flasin për arsyen.

Por, për periudhën kur ishin shoqe të mira dhe ndanin edhe mikrofonin së bashku kanë mbetur disa kujtime.

Me siguri që dikujt i kujtohen e dikush edhe i ka harruar. Por ja si dukeshin krahë për krahë dikur dy shoqet e ngushta duke kënduar së bashku./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË