Sot është një nga këngëtaret më të njohura të muzikës popullore, por a e dini se ku ia preu “shirtin” karrieres së saj.

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Remzie Osmani, paraqitjen e parë para publikut, e bëri në vitin 1977 me këngën “Lute lute nëna bijen”.

Remzia ishte anëtare e shoqërisë kulturore “Afërdita”, nga Mushtishti dhe “Jehona” nga Theranda me të cilat realizoi disa turne nëpër Kosovë e Maqedoni, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja, ka treguar se që në fëmijëri të hershme e ka dashur shumë muzikën dhe se këndonte gjatë gjithë kohës.  Remzia, ka ndarë publikisht edhe një kujtim të bukur nga fëmijëria e hershme.

“Ka shumë, po atë që do ta veçoja është kur futesha nën jorgan te nëna ime dhe i thosha veç pakë sa ti nxejë këmbët, pastaj shkoj te vendi im”, ka treguar me nostalgji këngëtarja, transmeton “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË