Je e zënë duke jetuar jetën tënde dhe duke menduar që ka ardhur koha të krijosh një familje, kur papritur të vjen një email… një tjetër ftesë dasme. Nuk të besohet që duhet të shkosh në një tjetër ceremoni dhe të shtiresh sikur je e lumtur, kur nuk është e vërtetë. Normalisht që të bëhet qejfi për shoqen tënde, por kjo nuk do të thotë që nuk të kalojnë në mendje këto mendime.

“Jo përsëri”. Po martohen të gjithë këto ditë?

“Duhet t’i bëj bllok në facebook.” Nuk të duhen statuse dhe foto pafund për faktin që shoqja jote ka gjetur dashurinë e jetës.

“Nuk mund ta besoj që zgjatën kaq shumë”. Nuk është mendimi më i mirë që mund të kesh, por përsëri ndjen se ka shumë çifte që as nuk duhet të ishin bashkë.

“Me siguri është e dëshpëruar”. Nuk ka arsye tjetër pse do të martohej kaq shpejt me dikë që sapo e ka njohur.

“Jam shumë e lumtur që nuk kam nevojë për atë vlerësim”. Je beqare, por të paktën nuk të duhet një djalë që të të bëjë të ndihesh sikur vlen.

“Jam shumë më e zgjuar se ajo”. Ndihesh në faj kur ke këto mendime, por nuk ke çfarë të bësh.

“Shumë shpejt do divorcohen”. Nuk ia thua njerëzve me zë të lartë, por e mendon shpesh që nuk do rrinë shumë kohë bashkë.

“Duhet të isha unë”. E di që i mendon këto gjëra, sepse je pak xheloze… ok, ndoshta shumë, por nuk i shmang dot. Është mëse normale.

MUND TË JU PËLQEJNË