E kush nuk e simpatizon këtë çift kaq të këndshëm?!

Ata kanë një histori të bukur dashurie që po e jetësojnë dhe po e shkruajnë edhe sot, shkruan “Kosovarja”.

Dashuria e tyre nisi qysh në bankat e shkollës, e cila dita-ditës u rrit duke lulëzuar.

Çifti shumë i dashur për publikun Gili dhe Ilir Berani kanë kaluar mbi 30 vjet jetë bashkë

Ata kanë një jetë të lumtur bashkëshortore dhe janë prindër të mrekullueshëm të dy djemve.

Kur jemi te koha e gjatë që ata janë bashkë, medeomos që ata kanë të ruajtura kujtime të ndryshme, qoftë fotografi, video etj.

Është Gili ajo e cila është kthyer në kohë, duke publikuar një imazh me të dashurin, tash bashkëshortin e saj Ilirin.

Në krahët e tij në vitin 1991 ajo duket e lumtur pafundësisht. Të dashuruar e besnik ndaj njëri tjetrit kanë qëndruar për gjithë këto vite. Lum si ta!./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË