Reperi Capital T dhe producenti Mixey kanë lëshuar hitin e tyre të radhes, këngën me titull “Hatixhe”, që menjëherë është shndërruar në varësi për shumë njerëz. Kjo këngë po dëgjohet kudo, poshtë e lartë. Motivet e këngës së vjetër “Moj Hatixhe shami kuqe” i kanë dhënë shumë shije prodhimit më të ri muzikor të Capitalit dhe Mixey. Dyshja janë shfaqur të veshur me veshje me elemente kombëtare dhe gjithë kjo po përbën sensacion, duke pasur parasysh stilin e përditshëm të dyshes në fjalë. Kemi 7 pyetje për Capitalin.

• Përpos muzikës me çka tjetër do të mund të merreshe?
Arti në përgjithësi më pëlqen shumë. Shkruaj shumë ehde shkrime në përgjithësi. Po ashtu, edhe pikturoj. Edhe në ekonomi e menaxhim besoj që qëndroj mirë.

• Jashtë muzikës, çfarë ta bënë të bukur ditën?
Familja, shoqëria, sporti, piktura…

• Je më shumë një mik, apo një partner i mirë?
Besoj të dyja.

• Çfarë mendon se i tërheq femrat tek ti?
Mbetet ende fshehtësi kjo punë.

• Cila është mosha e duhur për tu martuar?
Besoj mosha 30 vjeçare. Në këtë moshë mendoj se njeriu ka moshën dhe pjekurinë e duhur për të marrë përgjegjësi më të mëdha, si të bërit prind. Them se të gjithë mund të bëjnë fëmijë, por jo të gjithë mund të jenë prind.

• A ta ka thyer dikush besimin?
Ka ndodhur dhe kanë qenë persona shumë të afërt për mua.

• Si ndihesh para lansimit të këngëve?
I entuziazmuar dhe energjik.

N.Neziri/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË