Ardit Stafa është këngëtar i njohur me prejardhje nga Maqedonia , ai po ashtu është edhe autor i shumë këngëve të shumëdëgjuara.

Dikur kishte krijuar një bashkëpunim së bashku me Gilin, që edhe sot e asaj ditë mbahet mend, ‘Ditët e fundit’ është kënga dhe bashkëpunimi më rezistent i të gjitha kohërave, shkruan “Kosovarja”.

Sado që shumë artistë janë munduar ta përpunojnë, nuk i janë afruar autentikes, andaj dhe lirshëm mund të thirret si një këngë- kryevepër.

Por, ku mbeti Ardit Stafaj? Tani këngëtari me gjasë po preferon këngët solistike, “Dashuri e jetës, është knëga me të cilën u prezantua gjatë festave të fundvitit.

Por, nuk do ishte keq sikur të kishim edhe një bashkëpunim aq të fuqishëm si ai me Gilin./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË