Zakonisht jemi mësuar që të gjithë anëtarët e këngëtareve tanë të mediatizohen dhe të jenë pjesë e shtëpisë sonë.

Asnjëri nuk ka mundur t’iu ik mediave, dhe ka qenë e pamundur të mos shkruhet e të mos përfiltet për ta. Veçanërisht, lajmet për kunatat kanë qenë në krye të listave, shkruan Kosovarja.

Për dallim nga të tjerat, për kunatën e Remzies ka qenë më ndryshe. Sepse ajo asnjëherë nuk është parë prezente tek faqet rozë, deri në këtë vit kur u bë dasma e Hamzës.

Aty u pa për herë të parë Xhevahirja, gruaja e Nexhat Osmanit, dhe më nga ai çast nuk iu nda emri nga portalet dhe lajmet.

Ajo me të parë është pëlqyer jashtëzakonisht shumë, dhe është pranuar. Kurse, tani edhe vet ajo është pajtuar me këtë fakt, dhe po bën gjithçka për të qenë në fokus të vëmendjes.

Sigurisht, pas këtyre veprimeve të saj vjen pyetja, se ku ka qenë më herët apo çfarë ka bërë?

Nëse i ka pëlqyer aq shumë fama, atëherë pse nuk është paraqitur më herët, ashtu sikur tani që e kemi tejet aktive. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË