A keni menduar ndonjëherë se në cilën pjesë të trupit po ju shikon ajo?

Një studim nga kompania londineze ‘Think Eye Tracking’ ka përcjellë lëvizjet e syve të njerëzve që kishin shikuar fotografinë e një mashkulli në plazh.

Përderisa meshkujt kishin shpenzuar një sasi të konsiderueshme të kohës duke ‘vëzhguar’ mikun e poshtëm të mashkullit në foto, femrat nuk kishin shpenzuar thuajse fare kohë.

Në fakt, ato kryesisht kishin qenë të fokusuara në muskujt e tij të barkut, në fytyrën e tij, në shpatulla dhe në muskujt e bicepsit.

Wendy Walsh, eksperte e lidhjeve dhe seksit, thotë se femrat janë të prira të shikojnë pjesë të ndryshme të mashkullit. Sipas saj, femrat kanë evoluar të kërkojnë meshkuj që i mbrojnë dhe i furnizojnë me të mira materiale, ndërkaq penisi s’ka të bëjë fare me këto dy gjëra.

“Mendoni sikurse gratë e shpellave atëkohë”, thotë Walsh. “Ne, femrat, duam ta dimë: a mundet ky mashkull të ngjitet në pemë dhe ta merr një mollë për mua? A mundet ky mashkull ta mposhtë një kafshë agresive për mua?”

Femrave iu pëlqejnë muskujt e barkut, shpatullave dhe të duarve sepse me po ata muskuj, paraardhësit tanë burra i kanë mbrojtur gratë, janë kujdesur për to, si dhe i kanë furnizuar me ushqime.

Dhe pavarësisht se më nuk jemi në asi kohe ku ju duhet një mashkull që ju mbron nga një kafshë agresive, femrat prapëseprapë janë të prira të joshen nga ato aftësi.

Sa i përket fytyrës, femrat në fytyrën e meshkujve kërkojnë inteligjencë dhe zemërgjerësi.

Ndoshta jeni të aftë ta furnizoni atë me të mira të ndryshme, por a ia dedikoni ato asaj?

MUND TË JU PËLQEJNË