Postimi i tij i fundit në Instagram i përket datës 8 prill, për të mos folur për datën e këngës së tij të fundit, 15 dhjetor 2018, kur solli bashkëpunimin e suksesshëm me Getoar Selimin dhe Brunon, “Mori”.

Jemi në pikun e verës, koha kur plazhi dhe pushimet zbukurohen edhe më shumë me një hit në shqip që do të na kujtojë këtë periudhën e verës kur të kalojë!

Këngëtari i talentuar dhe shumë i dashur për publikun, gjithnjë qëllon në shenjë me hitet e tij verore, por këtë verë, Flori nuk ka publikuar asgjë! Ai nuk është parë të japë ndonjë koncert këtë sezon në trojet shqiptare, siç po bëjnë të gjithë këngëtarët shqiptarë.

Madje dhe zërat për jetën e tij private, romancat apo fjalët që u përhapën në showbiz-in shqiptar, janë shuar prej muajsh tashmë!

Por, ku ka humbur Flori Mumajesi?

Rikujtojmë, se Flori na ka premtuar një super këngë dhe mezi po e presim!

MUND TË JU PËLQEJNË