E pashme, pozitive dhe gjithmonë e hareshme. Kaltrina Mikushnica është moderatorja e njohur e cila ka arritur t’a bëjë për vete publikun.

Ajo njihet si një femër tërheqëse të cilën e do aparati ngase secilën herë mahnitë me imazhet e saj unike, shkruan “Kosovarja”.

Bukuroshja është prezente dhe shumë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë imazhe të shumta me famije dhe shoqëri.

Ka shije sa i përket përzgjedhjes së garderobës, pasi vjen gjithmonë me stil.

E krahas imazheve që ndanë me ndjekësit ajo gjithmonë i përcjellë ato me thënie motivuese ose ose ndonjë mbishkrim që i bën ata për të qeshur, kur dihet se ka sens të humorit.

Edhe sot bashkë me një fotografi të saj ku duhet bukur si gjithmonë, u drejtohet publikut me një thënie interesante. “Ju mund të jeni të fortë dhe të butë në të njëjtën kohë”, ka shkruar moderatorja në Instagram./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË